Trump zgjedh në kabinetin e tij kongresmenin që i kërkoi shpjegime Blinken për Berishën

Presidenti i Zgjedhur Trump ka zgjedhur ish-deputetin e Neë York-ut, Lee Zeldin, për të shërbyer si Administrator i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA). Zeldin njoftoi të hënën se e ka pranuar këtë rol dhe shprehu nderin e tij për këtë mundësi, duke thënë:

“Është një nder të bashkohem me Kabinetin e Presidentit Trump si Administrator i EPA-së. Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automjeteve për të sjellë punë amerikane, dhe do ta bëjmë SHBA-në udhëheqësin global në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur aksesin në ajër dhe ujë të pastër,” postoi Zeldin në X (ish Tëitter) të hënën.

ish kongresmeni republikan Lee Zeldin i kërkoi Blinkenit informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

About Krye Redaktor

Check Also

Trump: Duhen 100 vite për rindërtimin e Ukrainës, nëse do isha President ajo luftë nuk do të ndodhte

Donald Trump ka folur për luftën në Ukrainë nga klubi i tij Mar-a-Lago në Palm …