Berisha: Shqipëria për shkencën shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e BE

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal te vlerësimi i fundit i Piza-s, ku për për 8 vjeçarin e qeverisë së Edi Ramës, Shqipëria mban flamurin më të zi për rënien dramatike të cilësisë së arsimit.

Gjithashtu Berisha u shpreh se kërkimi shkencor, i cili është jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë.

“Shqipëria në vlerësimin e fundit të Pizas, për 8 vjeçarin e qeverisë së krimit, mban flamurin më të zi për rënien dramatike të cilësisë së arsimit.

Cilësia e arsimit në këtë klasifikim del më e ulët se në vitet 2000.

Në shumicën e rretheve të vendit, njohuritë e nxënësve të klasave të 9-ta janë më të pakta se ato të klasave të 7-ta në Tiranë.

Mendimi kreativ i të rinjve shqiptarë është më i ulëti dhe vjen pas atij të Uzbekistanit dhe Turkmenistanit.

Kurse kërkimi shkencor jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë.

Të dashur miq, Edi Rama jo vetëm ndaloi kërkimin shkencor duke ndaluar mbrojten e doktoraturave dhe masterave, por edhe atë buxhet që ekzistonte e destionoi për burokratët e tij.

Shqipëria për shkencën të dashur miq, shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ua dhashë këtë shifër për të kuptuar hipokrizinë e tmerrshme të kësaj qeverie, që mashtron shqiptarët për Shqipërinë e viteve ’30 në BE. Edhe njëherë ju lutem, fiksojeni për kërkimin shkencor në universitete e laboratorë të vendit, Shqipëria shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e BE-së”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë

Rama dhe qeveria kanë marrë vendimin për kthimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në kullë. Qeveria …