Këlliçi: Bashkia Tiranë, lavatriçja më e madhe e larjes së parave të krimit!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 15 nëntor përpara Bashkisë së Tiranës, për dy mega aferat “5D” dhe inceneratorit të Tiranës që kanë gllabëruar miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Ai ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për abuzime të mëdha financiare, duke e quajtur atë “lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar”. Këlliçi gjithashtu ka ngritur shqetësimin për pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorin që nuk funksionon, ndërsa ka kritikuar SPAK për përfshirjen në një betejë politike me opozitën.

“Të premte, datë 15 nëntor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Bashkia Tiranë sot është shndërruar në lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar, me dhënien e lejeve të ndërtimit për mbi 10 milionë metër katrorë sipërfaqe.

Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një incenerator që nuk ekziston.
Nga ana tjetër SPAK vijon betejën politike me opozitën!

Afërmendsh që Veliaj paska patur të drejtë kur i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK!”, shkruan Këlliçi

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Britani: Një delegacion i Partisë Konservatore do të vizitojë PD-në në fillim të vitit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë …