Lamtumirë Blinken, armik i demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për Amerikën

Senatori McCain e kishte konsideruar Binkenin një rrezik për Amerikën, ndërsa koha provoi se ai u shndërrua në një armik për demokracinë në Shqipëri duke zbatuar me verbëri urdhrat e marra nga padroni i tij Xhorxh Soros kundër opozitës shqiptare dhe liderit të saj Sali Berisha. Në katër vite të tij si Sekretar Shteti ai do të mbahet mend jo vetëm për armiqësinë ndaj demokracisë në Shqipëri, por edhe si njeriu që heshti përballë skandalit më të madh ndoshta të historisë së shërbimeve të sigurisë amerikane kur zyrtari më i lartë i FBI u korruptua nga Rama dhe ai ditën e dënimit të McGonigal shtrëngoi duart me kreun e regjimit në Tiranë. Ai uli dinjitetin e këtij vendi në sytë e shqiptarëve deri në atë pikë sa kreu i këtij regjimi e personifikoi Amerikën me Noc Rrokun.

“RD”

Nga Katie Pavlich

“The HILL”

Më 16 dhjetor 2014, Senatori John McCain (PR-Arizona) doli në foltoren e Senatit dhe kundërshtoi emërimin e Antony Blinken si zëvendës Sekretar Shteti i Presidentit Barack Obama.

“Z. Antony “Tony” Blinken, i cili është jo vetëm i pakualifikuar, por në fakt, në pikëpamjen time, edhe një nga përzgjedhjet më të këqija të këtij presidenti. Shpresoj që shumë nga kolegët e mi ta kuptojnë se unë nuk dal shpesh në foltore për të kundërshtuar emërime të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, sepse besoj se zgjedhjet kanë pasoja. Në këtë rast, ky individ ka qenë vërtet i rrezikshëm për Amerikën”, tha McCain.

“Ai ka qenë funksionar dhe emisar i një politike të jashtme amerikane që e ka bërë botën sot një vend shumë më pak të sigurt. Le të shohim disa nga elementët, në veçanti, dhe rolin e tij në konceptualizimin dhe çuarjen e saj përpara”.

“I mungojnë konceptet se si mund të arrihen synimet e politikës sonë të jashtme. Kjo ka çuar në dështime në politikën e jashtme, përfshirë masakrën e vazhdueshme të popullit sirian nga presidenti Bashar Assad … dhe tradhtimin e aleatëve tanë kyç, sidomos në Evropën qendrore”, vazhdoi.

Ato fjalë shërbenin si paralajmërim dhe, tetë vjet më pas, Sekretari i Shtetit Antony Blinken i provoi si të sakta vlerësimet e McCain për aftësitë e tij për ta çuar Amerikën dhe aleatët e saj në një botë më të rrezikshme.

Me invazionin e paprovokuar rus në Ukrainë që shënon luftën e parë madhore në Evropë prej shumë dekadash, vetëm gjashtë muaj pas daljes kaotike dhe katastrofike nga Afganistani, Blinken duke qartë që është i paaftë. Përpjekjet e tij diplomatike kanë dështuar vazhdimisht në mënyrë spektakolare. Ndërsa veprimet e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e një vendi sovran janë përgjegjësi e tij, dështimi për ta shkurajuar situatën përmes një diplomacie të duhur e agresive, është përgjegjësi i Blinkenit.

Për shumë javë, Departamenti i Shtetit paralajmëroi për agresionin rus teksa deklaronte se dera e diplomacisë dhe linjat e komunikimit ishin ende të hapura. Për të qenë i kujdesshëm, Blinken hoqi personelin e Departamentit të Shtetit nga Ambasada e SHBA në Kiev, duke këmbëngulur se nuk ishte tërheqje dhe se bisedimet vazhdonin.

Më 22 shkurt 2022, Putin njoftoi se do të dërgonte “paqeruajtës” në Ukrainën lindore. Pak më pas, bombat nisën të binin në Ukrainë, duke shënuar dështimin e diplomacisë së SHBA me Blinken në krye. Duke i përkeqësuar gjërat, Blinken bëri që Putin të trimërohej, duke u fokusuar në prioritetet e gabuara.

Për më tepër se një vit, Departamenti i Shtetit është angazhuar në një fushatë në shkallë të gjerë për të penguar prodhimin e brendshëm të energjisë për të kënaqur pakte të shtrenjtë e kryesisht pa vlera për klimën globale.

“Si Sekretar i Shtetit, është detyra ime të bëj të mundur që politika jonë e jashtme jep rezultate për popullin amerikan – duke u ndeshur me sfidat më të mëdha që ata përballin dhe duke shfrytëzuar mundësitë më të mëdha për përmirësimin e jetës së njerëzve. Asnjë sfidë nuk i bashkon më tepër dy anët e një monedhe se sa klima”, thoshte Blinken në prill 2021, vetëm pak muaj pas ardhjes së administratës së re. “Do ta vendosim krizën e klimës në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë kombëtare, ashtu siç na instruktoi Presidenti Biden që në javën e tij të parë në detyrë. Kjo do të thotë të marrim në konsideratë se do të ndikojë çdo marrëveshje bilaterale dhe multilaterale – çdo vendim politik – në synimin tonë për ta futur botën në një rrugë më të sigurt e më të qëndrueshme”.

Ndërsa SHBA shkroi prodhimin e brendshëm dhe eksportet, rriti importin e naftës nga Rusia më 2021. Evropianët, të cilët e bindën lehtësisht Presidentin Biden dhe Sekretarin Blinken për të rihyrë në marrëveshjen e Parisit për klimën, e çuan më tej dominimin e Rusisë mbi kontinent duke rënë dakord për Nord Stream 2. SHBA dhe Evropa ende kanë nevojë për naftë e gaz, por për të përmbushur standardet e vetë-imponuara për emetimin e gazrave, e blejnë nga vende armiqësore duke financuar kështu krimet e luftës. Putin është i lumtur t’u shesë naftë që ushqen interesat e tij, sidomos Perëndimorëve akademikë e naivë të cilët janë gati t’ia fusin vetes.

Mungesa e presionit mbi vendet anëtare të NATO-s për të paguar detyrimin e Aleancës, përveç angazhimit në alarmizmin për klimën dhe vetëdëmtimi me përdorimin e burimeve të energjisë nga aktorë armiq po ushqen luftën e Putinit kundër ukrainasve të pafajshëm. Bashkimi Evropian dhe OKB po shohin me tmerr se si bombardohen spitalet civile dhe maternitetet. Por tani mund të jetë shumë vonë dhe sanksionet energjetike të drejtpërdrejta nuk janë vendosur ende.

Vendimi i Blinkenit për “të vendosur krizën klimatike në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë kombëtare” provoi se është një gabim madhor historik. Me një vit në detyrë dhe dy kriza të politikës së jashtme të kaluar tashmë, amerikanët duhet të shqetësohen për “udhëheqjen” diplomatike që drejton Departamentin e Shtetit.

About Krye Redaktor

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …