Mesazhi i parë i Marco Rubios si Sekretar i Shtetit: Do sjellim paqen përmes forcës

Senatori amerikan Marco Rubio ka reaguar për herë të parë pasi që nga presidenti Donald Trump u paralajmërua se ai do të drejtoj postin e Sekretarit të Shtetit.

Përmes një mesazhi, Rubio thotë se është i nderuar për besimin që Trump i ka dhënë dhe se do të punojë për “të realizuar politikën e tij të jashtme”.

Ai thotë se do të fokusohet për të sjellë “paqen përmes forcës” dhe gjithmonë duke vendosur interesat e amrikanëve “mbi gjithçka tjetër”.

Mesazhi i Rubio:

Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë. Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër. Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar.

About Krye Redaktor

Check Also

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. 10 …