Berisha: Nesër ora 11:00 të gjithë tek bashkia! Erion, shko vetë aty ku e ke vendin, mos të të çojmë zvarrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës përpara Bashkisë Tiranë, kundër vjedhjeve dhe korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, shko vetë aty ku e ke vendin, mos të të çojmë zvarrë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, një shëndetësi moderne, e cila i përgjigjet çdo emergjence me sukses dhe efikasitet, është zotimi ynë.

Me treguesit e shëndetit plotësisht të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të BE.

Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret shqiptare të bashkohen me ne në mosbindjen civile.

Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës.

Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin.

Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Të vazhdojmë betejën tonë.

Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë.

Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit.

Edi Ramën e pret McGonigali.

Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA.

Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim.

Ja pra, pse është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …