Lideri i opozitës, Sali Berisha, u zotua para qytetarëve shqiptar, se me programin e PD, do dyfishojnë buxhetin për shëndetin e njerëzve dhe parandalimin e sëmundjeve
Gjatë fjalës përpara mbështetsve, Berisha tha se kjo që bëhet sot me pensionistët, që u hiqen barnat e hollimit të gjakut dhe barna të tjera, është dënim dhe ndëshkim për ta.
“Zotimi ynë është solemn para çdo qytetari shqiptar se me programin tonë, më së pari do dyfishojmë buxhetin për shëndetin e njerëzve.
Do dyfishojmë buxhetin për ilaçet e njerëzve.
Do dyfishojmë buxhetin për parandalimin e sëmundjeve, për mjekimin e sëmundjeve, për diagnozën e hershme të tyre.
Do bëjmë gjithçka që teknologjitë më moderne të kontribuojnë për shëndetin e shqiptarëve.
Të dashur miq, po ndalem kot në një aspekt.
12 vite më parë sollëm një PET-Scaner në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Pas 12 vitesh nuk sjellin një PET-Scaner në Spitalin Onkologjik.A mund ta imagjinoni? Po a mund të quhen ndryshe kriminelët veçse si këta?
Ndaj dhe ne zotohemi që të investojmë në teknologjinë më të lartë, por mbi të gjitha ne do investojmë tek mjeku dhe infermierët.
Do bëjmë që mundi dhe djersa e tyre të marrë të gjithë shpërblimin që meriton.
Do bëjmë gjithçka që nëpërmjet investimit tek mjekët dhe infermierët, spitalet tona të mos boshatisen nga personeli.
Specialitetet do të gëzojnë mbështetjen më të madhe.
Rimbursimi i ilaçeve, Shqipëria do të ketë listën më të gjerë të rimbursimit të barnave në rajon.
Kjo që bëhet sot me pensionistët, që u hiqen barnat e hollimit të gjakut dhe barna të tjera, është dënim për ta, është ndëshkim për ta.
Kjo që bëhet sot me të sëmurët në Onkologjik, që lihen pa aparaturat bashkëkohore të mjekimit dhe diagnozës, pa ilaçet jetike për luftën kundër atyre sëmundjeve, nuk do ndodhë kurrë më”, tha Berisha.