Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit të SHBA-së nuk ka pranuar që të bëhej bashkëautor i shpalljes së tij ‘non grata’.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kreu i PD-së  u shpreh se Departamenti i Thesarit nuk gjeti asgjë për Sali Berishës, dhe për këtë arsye nuk u bë bashkëautor i atentatit ndaj demokracisë shqiptare.

‘Unë kam besim se qeveria e SHBA nën udhëheqjen e presidenti Trump do ti japë përgjigjen e merituar kësaj praktike puçiste, të cilën nuk e lejojnë ligjet amerikane.
Janë shkelje e tyre.

Nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë, nuk do të përsëritet.

Ju rikujtoj këtu vetëm një moment. Pasi sanksionuan Sali Berishën, i çuan dokumentet në Thesar dhe thesari gjeti atë që ka gjetur Altin Dumani, Edi Rama dhe nuk pranoi të bëhej bashkëautor në aktin e shëmtuar, atentatin ndaj demokracisë shqiptare.

Absolutisht. Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me ligjin ‘Malinski’, zero se nuk gjeti asgjë, nuk gjeti asgjë fare.

Mendoj se çështja e Sali Berishës nuk mund të jetë një çështje e shkëputur, por edhe sikur të ishte, besoj se ajo si një grusht shtetit ndaj një vendi mik, partner do të shqyrtohej.

Por siç e patë ju, kjo ka qenë një praktikë e përdorur nga ekstremistët e majtë të Soros, mafia e tij në një seri vendesh.

Edi Rama nuk ka ofruar dhe nuk ofron, por unë mendoj se Edi Rama duhet të bashkëshoqërojë McGonigalin.

Në të gjithë ligjin amerikan, Edi Rama duhet të dënohej sa vetë McGonigali për korruptimin dhe cënimin e rendë të sigurisë së SHBA me aktin e tij’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

About Krye Redaktor

Check Also

Mashtrimi i Ramës me ndihmën Ekonomike! Vokshi publikon mesazhin: As bukë nuk blen dot!

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, …