Konçesionet në shëndetësi/ Vokshi: Kallëzime në SPAK për Ramën, Manastirliun e Nushin

Teksa të enjten e 14 nëntorit përfundoi afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja e këtij komisioni dhe ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi, thotë se qëllimi final i mazhorancës, ishte sabotimi i tij.

Edhe pse Kuvendi nuk zgjati afatat hetimore për këtë komision, pavarësisht këmbënguljes dhe kërksës së opozitës, Vokshi tha në një intervistë për Syri Tv, se janë siguruar informacione të mjaftueshme për të dërguar në SPAK, kallëzime të përbashkëta apo të ndara, kryeministrin Edi Rama, Vilma Nushin, Ogerta Manastirliun e persona të tjerë të përfshirë.

Sipas saj, vetë opozita do të përgatisë një raport mbi gjetjet e këtij komisioni, për t’ia vendosur më pas në dispozicion publikut, ambasadorëve të akredituar në vendin tonë dhe ndërkombëtarëve.

Vokshi garantoi se çdo ditë do të publikohen shkeljet marramëndëse, të asaj që e cilësoi një ‘incinerator që thith para në shëndetësi’.

Kanë bojkotuar mbi 10 mbledhje të komisionit e kanë votuar kundër çdo propozimi të opozitës dhe me votë të rrëzonte kërkesat tona. Janë 10 dëshmitrarë që duheshin thirrur, po për shkak të kohës nuk u morën. Është Rama, Vilma Nushi, etj, lista s’është ezauruar, lista thotë duhen ezauruar. PS bëri atë që në ditëne parë, të dështontëe hetimin parlamentar.

Ne kemi ndjekur paranë, një pjesë të mirëtë dokumenteve e kemi siguruar. Kemi bërë ndjekjen e parave nga ministria, shteti, nënkontraktorët dhe individët. Kemi pafund prova, ne do bëjmë raportin tonë dhe do e vendosim në dispozicion të publikut, ambasadave, faktorit ndërkombëtar. Do shpalosim çdo ditë shjkeljet marramëndëse të koncesioneve. Ata kishin si qëllim të mbonin Ramën dhe këtë bënë edhe me Beqajn.

Me presionin tonë, u munduam të marrim kohë, siguruam informacion dhe kemi mjaftueshëm për të bërë kallëzime të përbashkëta apo të veçanta, për Ramën, Nushin, Manastirliu. SPAK ka hetuar perciptazi për Manastirliun, një hetim vetëm për një pjesë të vogël. Impliementimi është një gropë e zezë e madhe, një incinerator që thith paratë.

Ka sjellë dëmë në buxhet. Ogerta është sot e lirë, ka bërë shkresa e sot duhet të ishte në burg. Do t’i marrim e do t’ia dorëszojmë SPAK e sigurisht do t’i publikojmë.

About Redaksia

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …