Marco Rubio tregon qartë falsitetin dhe hipokrizinë e Blinken si kukull e Sorosit

Jamarbër Malltezi reagoi pas publikimit të një letre të disa senatorëve amerikanë, mes tyre edhe Marco Rubio, Sekretari i ri i Shtetit në SHBA.

Në letër, senatorët thonë se administrata e Joe Biden i ka përdorur sanksionet dhe shpalljet non-grata për të goditur të djathtët dhe për të ndihmuar të majtët e korruptuar.

Në letër theksohet se kjo reprezalja ndaj të djathtëve në botë nisi pas janarit të vitit 2011, kur u sanksionua edhe lideri opozitar shqiptar, Sali Berisha.

“Marco Rubio na tregon qartë falsitetin dhe hipokrizinë e Blinken si kukull e Soros dhe keqpërdorimin e pushtetit për interesat politike.

E paskan bërë kudo pisllëkun me sanksionet ndaj u tërbuan kur dolli Berisha dhe e çoi në gjyq për shpifje,” shkruan Malltezi.

Berisha u shpall non-grata pas lobimit të Soros, i cili ka lidhje të ngushta familjare me Sekretarin e Shtetit në largim, Antony Blinken.

About Redaksia

Check Also

Ushtarit të Ramës në Gjykatën e Lartë i ka mbaruar mandati/ E mbajnë aty për të liruar Veliajn

Belind Këlliçi Personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht dalja në këto aktivitete, jo …