“Non grata” e Berishës, prova korruptive që bën Ramën “non grata”!

Nga Basir ÇOLLAKU

“Ne dimë që i pakorruptuari është njeriu më i pasur në botë, sepse nuk ka nevojë për asgjë.” thotë Henry de Monfreid. Ndërsa diku Aristoteli na kujton se “kush është korruptuar nuk mund të ndreqet më”

Zgjedhjet në SHBA projektimi kabinetit të ri kanë nisur të modelojnë sjelljet gjeopolitike në të gjithë botën.

Një zhvillim serioz janë dhe përdorjet politike të sanksionimeve “non grata” ku rasti “Berisha” është domethënës.

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i ri i emëruar i presidentit Trump ka zbardhur nëpërmjet një letre të tij e senatorëve republikanë për sjelljen e sekretarit Blinken me sanksione të porositura.

Rubio përmend rastin e Guatemalës një partner sigurie por i  sanksionuar duke pohuar se ka dhe shembuj të tjerë nga janari 2021 e më pas. Dhe vë në dukje shpërfilljen e pa sanksionueshme të akteve korruptive  të provuara për  zyrtarë të huaj që në mënyrë aktive minojnë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve. Thekson emrat e drejtuesve të shteteve në Venezuelë, Ekuador, Argjentinë dhe Brazil.

Po Tirana??!

Me 19 maj 2021 në një tekst në twitter sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, shkroi se kishte firmosur sanksionimin e Sali Berishës “non grata” për korrupsion. Një histori e lobuar nga Edi Rama e miqësia e tij dhe lajmëruar në seancë plenare nga ana e tij në janar 2021, kur i thoshte Berishës se nuk e kalon dot oqeanin.

Më pas meseleja rrodhi. Soros më shumë rrinte në Tiranë e Ballkan se kund tjetër. Drejtori kundërzbulimit të FBI në Nju York u gjend i përfshirë në aferë korruptive me këshilltarët e Edi Ramës. Duke kryer hetim për PD për llogari të tij. Gjykatat amerikane kanë në dosje emrin e KM shqiptar Rama duke e përcaktuar zyrtarisht si korruptues të zyrtarit të lartë të inteligjencës. Ai pranoi akuzat. Edhe punët jo të ligjshme me Ramën, Charles i ka pranuar. Prokurori federal Garland Merrick e quajti këtë akt cënim të sigurisë kombëtare.

Hetimet për 200 milionët e Olsit në USA, sipas raportit të OSCE në 2015, foton 80 mije dollarëshe me presidentin Obama si gruaja e Bilalit, sërish histori hetimi amerikane. Dosja korruptive e kriminale e KM është sa një kamion. Këshilltari zyrtar Filipp Coldea, agjenti rumun shërbimeve sekrete i lidhur me kartelin meksikan Snaloa, gjenerali italian i Guardias me lidhjet e Ndranghetës.

Inceneratorët e një pafundësi dosjesh janë mjaftueshëm për “non grata” gjithë qeverinë e gjysmën e bashkiakëve e të drejtësisë. Shumë punë të Ramës për dhe me  vëlla “Soros”  dalin e teprojnë për të bindur se KM është me medalje të artë si zoti i Korrupsionit..Koha ka nisur..

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …