Takim me shqiptarët në Britani, Berisha: Ju ftoj të dielën në orën 13:00 në Londër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një takim me shqiptarët në Britaninë e Madhe.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se takimi do të zhvillohet në Londër, ku do të jenë Floriana Garo, Alfred Lela dhe Besart Xhaferri.

Njoftim i kreut të PD, Berisha

Të dashur miq,

Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, ndërkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo, anëtare e Kryesisë, Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri,  Kryetar i FRPD.

E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Walthamstow, Siddeley Road, London E17

Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. #DiasporaZgjedhAtdheun

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, denoncoi kontrabandën e naftës në …