CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Vokshi: A e dini sa kompani ka Vilma Nushi? I ka të gjithë aty, motrën, vëllanë, nipin

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, Albana Vokshi u shpreh sot se, biznesmenia Vilma Nushi duhet të thirrej të dëshmonte në komision për shkak se ka qenë e përfshirë në konesion me disa kompani të saj.

“Vilma Nushi a e dini sa kompani?

Ka disa kompani, motrën vëllain, nipin, i ka të gjithë aty.

Nuk është 5D e Veliajt, është Vilma Nushi që i ka të gjitha të vetat.

Ne i dinim skenarët e PS për atë që do ndodhte mbrëmë. E sollën 2 metroshin me pranga në duar dhe i thanë “rri aty se ti nuk do flasësh”.

Nuk e di nëse në fund e lëshuan nervat dy metroshin. Nuk iu erdhi keq juve për kushtet çnjerëzore, shumica prej jush shihnit veten tuaj me pranga në duar.

Ju e dini sa ka vjedhur dhe sa e ka ngjyer dorën”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne i ndërtuam rrugët me kompanitë më të mëdha evropiane, këta i vjedhin paratë me ndërtues shqiptarë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti …