“Zaptoi” Lagunën e Patokut, lihet i lirë kryetari i Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe

Gjykata e Lezhës la të lirë kryetarin e Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin Kristo (Fred) Martinaj. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë dhe gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte porositur shtetas të ndryshëm për të hedhur inerte në lagunë në afërsi të lokalit të tij në Patok. Ndaj tij u ngrit akuza pushtimi i tokës dhe shpërdorim detyre.

About Redaksia

Check Also

Domosdoshmëria e anullimit të 4 ligjeve që kërkon protesta qytetare

Nga Bujar Leskaj Dhjetra protestat e shpërthyera në vend në 19 ditët e fundit kundër …