Balliu: Dumani pse nuk e arreston këtë vemjen Veliaj që ka një mal me prova?

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën kundër vjedhjeve të kreut të bashkisë së Tiranës është shprehur se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët të përfundojnë në burg.

Balliu ka theksuar se përpara se të vinte PS në pushtet, buxheti ishte 64 milion euro dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra, ndërkohë, tani buxheti është 500 milionë euro dhe Tirana është zhul.

“Kuptoni çfarë po ndodh, ju merr 500 milionë euro, përpara se të vinte ky këtu, ishte 64 milion euro buxheti i bashkisë dhe koshat e plehrave ishin bosh dhe të pastra, Tirana zhul,  lana mban era Veliaj. Me politikat veta po promovon kancer, këta para o iu merren fëmijëve tuaj, pse nuk keni para për të bërë pazar në shtëpi? Po i merr ky hajdut me kryehajdutin Edi Rama.

Shqiptarët protestojnë për drejtësi. Nuk ka drejtësi se po të kishte drejtësi, Rama, Veliaj, Balla, Olsi Rama dhe Belinda Balluku do ishte burg.

Në burg shkojnë ta që denoncojnë krimin e tyre, këtu nuk ka drejtësi sepse këtu ka Skap, nuk ka drejtësi sepse këtu ka Duman. Ky Dumani pse nuk e arreston këtë vemje që ka një mal me prova?”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Të shtëna me armë në Vlorë, ka të plagosur

Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person ka mbetur …