Kalaja: Veliaj është i trembur, shumë shpejt do të trembet edhe më shumë!

Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, në fjalimin e saj në protestën para bashkisë së Tiranës tha se, kur t’i dalë gjumi Veliajt në burg, do t’i shfaqen të gjitha krimet që ka bërë.

“Përshëndetje njerëz që nuk u mposhtët prej këtij regjimi anti shqiptar. Në fakt sot do doja që ta filloja me një mirënjohje për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që nuk u mposhtët në asnjë mënyrë, por që po vijon një luftë ndaj këtij bastardi.

Miliona euro po paguan për të mposhtur kauzën. Nuk e bleu dot, edhe kur shembi godinën e Teatrit, shembi godinën, por Teatri Kombëtar është kauza më unike dhe më fisnike, që nuk e shemb dot.

Çfarë bën bastardi, do ta shuajë emrin e Aleancës me gjithë territorin mediatik sorrosist. Por Aleancën do ta ketë përherë këtu, përballë tij.

Protesta organizohet nga qytetarët, nga Partia Demokratike, por thirret nga Aleanca. Është thirrur që më 5 prill. I tremb emri i Alenacës. Të vazhdojë të trembet dhe shumë shpejt do të trembet edhe më shumë. Dhe kur t’i dalë gjumi atje te 313-ta (në burg) do t’i dali Teatri Kombëtar, do t’i dali Ardit Gjoklaj, do t’i dalin të gjithë ata fëmijë që ka nxjerrë me gaz lotsjellës nga banesat e tyre. Do t’i dalin inceneratorët, 5D dhe të gjitha aferat korruptive dhe kriminale që ka bërë”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Të shtëna me armë në Vlorë, ka të plagosur

Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person ka mbetur …