Teliti: Këta nuk punojnë për Tiranën e Shqipërinë, por si të gllabërojnë miliona euro!

Opozita organizoi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ata akuzojnë kreun e kësaj bashkie si pronari faktik i inceneratorit dhe si kreu i bandës së hajdutëve 5D.

Dorjan Teliti: Të dashur miq. Kjo godinë që tashmë është rezidenca e atyre që vjedhin milionat përdite. E atyre që marrin pronën publike  dhe provate dhe e trajtojnë si pronë të babës së tyre. Të atyre që kanë marrë taksat e Tiranës duke mos I kthyra ato tek ne por duke i futur ato në xhepat e tyre dhe në llogaritë e tyre personale. Të atyre që marrin paratë e ujsjellës kanalizimit  dhe nuk sjellin ujë në shtëpitë tona. Është rezidenca e atyre që marrin taksën e infrastrukturës arsimore po nuk ndërtojnë dot një shkollë të vetme, një kopshte apo një çerdhe ne zonat e Tiranës që edhe sot nuk kanë kopshte dhe çerdhe,

Kjo është godina e ku zhduket miliona euro nga një incinerator që nuk ekziston.

Kjo është ajo godine e cila nuk ndalet kurrë për të kryer tenderat e porositur nga miqtë dhe shokët, ndërkohë që ka dy muaj që nuk jep ndihmën ekonomike për familjet në nevojë të Tiranës. Nuk mblidhet Këshilli bashkiak.

Erjon Veliaj dhe ekipi tij as që duan t’ja dinë.

Ndërkohë në 2 muaj e gjysmë me dhjetëra praktika e tenderime korruptive janë kryer. Ditë për ditë që paratë e Tiranës gllabërohen nga një grup njerëzish.

Këtë nuk e kane mendjen të punojnë për Tiranën apo Shqipërinë por si të gllabërojnë akoma edhe disa miliona euro të tjera ashtu siç po përgatitet edhe buxheti i vitit të ardhshëm.

LLokma për qeveritarët e thërrmija për shqiptarët. Ndaj kjo ekonomi nuk rritet dhe më shumë varfërohemi. Ndaj jemi edhe me shumë të vjedhur.

Kështu do jemi edhe ditën e martë para parlamentit për ti thënë jo buxhetit të hajdutëve.

About Redaksia

Check Also

Të shtëna me armë në Vlorë, ka të plagosur

Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person ka mbetur …