Vlora përmbytet sërish, rrugët “pushtohen” nga uji

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës të përmbyten.

Mësohet se deri më tani problematike nga uji masiv janë rruga “Gjergj Araniti”, rruga “Kosova”, pranë universitetit të Vlorës si dhe zona pranë biblotekes “Shefaqe Musarai”. Deri më tani zona e “Albano dhe Rominës” nuk ka shfaqur probleme.

Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie, por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.

Kujtojmë se pak javë më parë, pjesa më e madhe e qytetetit të Vorës u pushtua nga uji, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë, që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale për qytetarët.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …