Deklarata e kryetares së Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi
Të nderuar qytetarë,
Keni ndjekur, shumica prej jush me vëmendje, punimet e Komisionit hetimor për dy shërbimet publike në shëndetësi, Check up dhe sterilizim.
Check up u kontraktua në 15 janar të vitit 2015, kompani koncesionare 3P Life ( me kompanitë përfituese Marketing and Distribution (80%) dhe Trimed (20%))
Sterilizimi i kontraktuar në 10 dhjetor 2015, firmosur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe shoqëria ‘SaniService’ sh.p.k., aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane ‘Servizi Italia’, ‘Tecnosanimed’ dhe ‘U.Jet S.r.l.
Të dyja procedura me shkelje të rënda ligjore dhe pabarazi në pjesëmarrjen ne tender.
I kemi denoncuar prej 10 vitesh, çdo ditë.
I kemi kallëzuar pranë organeve hetimore.
Kemi dëshmuar sa herë ka pasur nevojë si persona në dijeni të këtyre fakteve të rënda penale.
Kemi qene persistentë, të vendosur për të zbardhur këto afera kriminale korruptive që i kanë kushtuar shqiptarëve deri më sot, mbi 200 mln EURO.
Kemi bërë betejat tona me protesta e mosbindje civile në parlament për të drejtat tona për të ngritur komisione hetimore një prej të cilave ai për dy shërbimet e sipërcituara.
E mbani mend Edi Ramën që thoshte ta harrojnë, nuk ngrihen mbi bazën e thashethemeve etj…
Me Vendimin nr. 19, datë 21.03.2024, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:
’1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi’.
Në pikën VI të këtij vendimi është përcaktuar:
‘Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij për një afat kohor 4-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.’. (veprimtaria deri datë 21 Korrik 2024).
Që në mbledhjen e parë, të Komisionit, kam lexuar në emër të opozitës, planin e hetimit. Dhe në krye të tabelës së dëshmitarëve ka qenë Edi Rama, vijon… më tej me aksionerët dhe administratorët e kompanive koncesionare.
Qartazi, opozita e ka kërkuar dhe e kishte kusht të panegociueshëm ardhjen e Edi Ramës në Komision pasi Edi Rama është ideuesi, porositësi, urdhëruesi, mbështetësi kryesor i tyre.
Nuk ka qenë e lehtë, siç mund ta keni parë, orë të tëra luftë nervash, mbledhje me orë të gjata pa pushim. Pa kompromis.
Përgjatë gjithë ecurisë së komisionit maxhoranca ka dëshmuar që nuk ka pasur kurrë vullnet që të bëjë hetim parlamentar. Shkeljet e rregullores dhe kushtetutës janë të panumërta e sot po përmend vetëm disa prej tyre:
1. Konflikti i interesit: NKR dhe znj. Konomi në konflikt. Refuzim të firmosjes së deklaratës
2. NKR i komisionit person I cili ka disa rekomandime nga KLSH (edhe kallzime) nën akuzë
3. mbledhja e 3-maxhoranca bojkoton, mbledhja e katërt-bojkoton, mbledhja e pestë-maxhoranca bojkoton, mbledhja e gjashtë-maxhoranca bojkoton, (në 10 mbledhje –maxhoranca bojkoton) (këtu duhet të vendoset një afat kohor sa dite ikën nga ky bojkot)
4. tentativë për të rrëmbyer procesin e votimit ( e paqartë kjo)
5. votim me firma në protokoll (as parë e as dëgjuar)
6. për dy muaj gati nuk firmosën dërgimin e shkresave për informacion (deputetët e opozitës kanë dërguar rreth 300 shkresa për informacion)
7. na është refuzuar informacioni nga institucionet dhe është dashur të ridërgohen shkresat si përshembull DPT , Fondi etj (duhet shtuar se nuk i mbaj mend)
8. 40 ditë dënuan 80% të deputetëve duke dëmtuar rëndë hetimin parlamentar
9. tentuan të uzurponin drejtimin dhe komisionin-me forcë. Besoj të gjithëve ju kujtohen pamjet kur garda që linte të lirë Beqajn-na pengonte për të hyrë, apo kur Plarent Ndreca niste komisionin kur kryetari ishte te dera e sallës së mbledhjeve.
10. Në mbledhjet e thirrura e të drejtuara pa opozitën janë lejuar të dëshmojnë persona të padakordësuar, të pa vërtetuar që kishin lidhje me objektin e komisionit për të përjashtuar nga dëshmia ata që realisht kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
11. Ndërprerje të sinjalit të broadcast me urdhër të SP-pra administratë në shërbim të Partisë për të mohuar të drejtën shqiptarëve të marrin vesh të vërtetën e shëndetësisë falas.
Por, për deputetët e opozitës, interesi publik ishte më I madh se ai politik ndaj me vendosmëri vijuam hetimin parlamentar pavarësisht pengesave të panumërta dhe tentativës për minim,kjo sepse donim:
– Transparencë
– Evidentimin e personave përgjegjës që kanë kryer shkelje ligjore, të cilët do referohen në organin e akuzës
– Miratimin e propozimeve ligjore që këto koncesione të mos ndodhin më.
Nga check up nuk di të ketë përfituar njeri, përkundrazi ka shtuar koston, stresin jo vetëm te pacientët por edhe te mjeket dhe punonjësit e shëndetësisë të cilët janë të detyruar të punojnë për koncesionarin e si përfundim edhe të gjobiten nëse nuk kanë shërbyer sipas objektivave të vëna.
Nga sterilizimi nuk ka gjë më makabre sesa urdhrat e ministrave të shëndetësisë që të planifikohen operacionet ose të mos kryhen operacione në fund të muajit, sepse buxheti nuk e përballon dot. Por sëmundja shpesh nuk bashkëpunon!!
Pavarësisht ftesave tona për bashkëpunim, deputetët e maxhorancës u bënë mburojë e këtij korrupsioni e vepruan kundër interesit publik.
Me më shumë se 200 milionë euro të koncesioneve në 10 vite do te kishim ngritur pagat e personelit mjekësor për t’i mbajtur këtu dhe për të patur një shërbim më të mire.
Do të kishim blerë pajisjet e duhura për t’u shërbyer njerëzve siç e meritojnë dhe siç u shërbehet në shumicën e vendeve përreth nesh.
Do kishim blerë 10 herë të gjitha pajisjet e sterilizimit, do të kishim ngritur dhjetëra spitale e QSH.
Dua së fundi të informoj:
Deputetët e opozitës e kanë bërë ‘folloë the money’, kemi ndjekur paranë.
Kemi mjaftueshëm prova e fakte ndaj:
– KM
– Vilma Nushi/Ilir Rrapaj
– Ogerta Manastirlliu
– Ilir Beqaj (shtesë)
– Ish sekretarëve të përgjithshëm të MSH, MF
– Drejtorë e ish drejtorë të QSUT
– E për shumë të tjerë që do ju bëhen me dije ditët në vijim
Në këtë skemë nuk janë vetëm:
– Kompania GOGEL e Veliajt
– 2T e Gramoz Sakos
– Por është një rrjet i tërë kompanish të lidhura me Ortakët, funksionarë të maxhorancës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjarë të tyre që kanë gllabëruar paratë publike.
Këto koncesione kanë ngritur një skemë të mirfilltë të një grupi të strukturuar kriminal, sot dua t’ju përmend vetëm një rast që të kuptoni përse Rilindja bllokoi dëshmitë e kërkuara nga ne:
Artan Lleshi për të gjithë ju një emër i panjohur, me profesion mjek.
I paguar me taksat tona për të shërbyer pranë Qendrës Shëndetësore Kamëz.
Ky individ punësohet nga Ilir Rrapaj në kompaninë SaniService me rrogë të majmë mbi 5000 euro në muaj, ku deri më sot vetëm pagë ka përfituar 500.000 euro.
Nuk mjaftohen me kaq, Artan Lleshi-n në 2020 vendosin ta bëjnë edhe biznesmen.
Gamaservice e Artanit përfiton nga SaniService 2.7 milion euro për shërbime që nuk dihen.
Hajdutëria nuk përfundon këtu por biznese regjistrojnë, motra dhe e bija e Artan Lleshi të cilat për etikë nuk po i përmend me emër por të dyja këto shtetase kanë përfituar mbi 1 milion euro pagesa vetëm nga SANISERVICE.
Në total shqiptarëve mjeku i cili paguhej për tu shërbyer ka përfituar nga Koncesioni i Sterilizimit 4.3 milion euro.
I kemi premtuar qytetarëve transparencë e do ta bëjmë për cdo qindarkë, ne jëmi të bindur që këto para nuk kanë përfunduar në xhepin e Artan Lleshit, i cili theu këmbën e nuk deshmoi në komision.
SPAK mundohet kot të amnistojë lekët e hajdutëve pasi shumë shpejt një kallëzim i ri penal do të depozitohet ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove.
Askush nga ata që bëri biznes me jetën e shqiptarëve, nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur.