Deputeti: Laboratori i kokainës nuk mund të ndërtohet pa mbështetjen e policisë dhe politikës!

Deputeti I PD, Asllan Dogjani, pas zbulimit të dy laboratorëve të kokainës në Tiranë dhe Fushë-Krujë, shprehet se grupet kriminale nuk mund ta bëjnë pa mbështetjen e policisë.

Dogjani shton se grupet kriminale nuk gjejnë mbështetjen vetëm të policisë, por edhe të politikës për të ndërtuar laboratore droge, shpërndarja e së cilës bëhet jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ligjvënësi demokrat, tha s,e autoritetet ligjzbatuese shqiptare, në veçanti policia, asnjëherë nuk ka ndërmarrë operacione antidrogë, por ato kanë ndodhur vetëm falë sinjalizimeve nga autoritetet ndërkombëtare, kryesisht ato të vendeve evropiane.

“Ata që vijnë, nuk vijnë të ndërtojnë laborator nëse s’kanë mbështetjen e policisë së shtetit. Të ndërtosh diçka të tillë ka shpenzime e duhet para e madhe, dhe s’rrezikon pa pasur mbështetje polici-politikë dhe e konsiderojnë Shqipërinë si Italia në vitet ’70, apo si grupi Sinaloa sot në Meksikë, ku grupet kriminale janë të përzierë e bashkëpunojnë me shtetin.

Mbështjea që u jep policia, u jep mundësinë atyre të ndërtojnë laborator kokaine, që më pas shpërndahet në Tiranë, e pjesa tjetër trafikohet. Shumica po shpërndahet në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kanë nisur të përdorin lëndë narkotike dhe moshat e vogla.

E para ajo që më bën përshtypje është se s’kemi operacione të suksesshme pa ndërkombëtarët. Janë informacioen të marra nmga jashtë. Xibraka, psh. drejtohej nga ndërkombëtarët, pa i treguar Policisë së Shtetit. Dhe kjo është shqetësuese.

E dyta, ndërrimi i drejtorëve të policisë, ata që kanë ikur kanë shkëputur lidhjet me grupet dhe kanë dhënë informacione nga jashtë.  Operacionet mund të jenë edhe dekonspiruar. Në Shqipëri e Tiranë kemi një laborator që është i lidhur me grupe kriminale, Tiranë, Durrës Fushë-Krujë. Mund të ketë edhe laboratorë të tjerë, me Shkodrën, Vlora, s’i guxojnë këto grupe kriminale e vijnë ta ndërtojnë laboratorin në qendër të Shqipërisë, në Tiranë. Pse nuk janë zbuluar pa ndërkombëtarët. Grupet kriminale përdoren nga politika në fushatat elektorale. Janë bërë biznesmenë dhe pastrojnë paratë. Është problem i madh, Shqipëria po boshatiset dhe kjo është një arsye”, tha Dogjani për Syri Tv.

Kokaina vinte nga Amerika Latine

Kokaina e cila përpunohej në kryeqytet dhe zona të tjera si Durrës dhe Qerekë të Niklës dyshohet se vinte nga Amerika Latine.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat, ku jep detajet në lidhje me zbulimit e një laboratori të përpunimit të kokainës fshatin Qerekë të Fushë Krujës, teksa sipas institucionit të drejtësisë janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në total 10 persona, 7 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas të huaj nga vendet e Amerikës Latine, që ishin ekspert të ndarjes së lëndës narkotike kokainë.

Kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e fshehur në lëkurë bagëtish të imëta dhe më pas përpunohej ku bëhej ndarja në laboratorin e kokainës në Qerrekë, për t’u trafikuar më pas në Shqipëri dhe tregun e europian.

Ndër personat e arrestuar shqiptarë janë Aldi Zonja, Geis Fejsulla, Klajdi Birçe, Endi Sejdini, Baki Huqi, etj.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se hetimet për këtë grup kriminal po kryheshin prej 1 viti, në bashkëpunim me agjenci të huaja dhe autoritete spanjolle, ku dyshohet se kishte bazën dhe ky grup kriminal.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Shqipëria kthehet de facto një parajsë për parkimin e parave të krimit…

Deficiti në tregtinë e mallrave për Shqipërinë arriti në 469 miliardë lekë ose 4.7 miliardë …