Në ditën e 320 të rezistencës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe këtë të shtunë mbështetës të shumtë i janë bashkuar tubimit poshtë banesës së kryedemokratit.
Krisela Prendi, nga FRPD, në fjalën e saj u shpreh se ky është një vit elektoral e secili nga ne nuk duhet të harrojë harrojë atë se çfarë ka bërë kjo qeveri ndër vite dhe si e tillë duhet që ne të jemi ata që do të sjellim ndryshimin.
Ajo tha se, ky vit duhet të jetë një vit ndryshimi, duhet të jetë viti që do e sjellë PD në këtë vend e ne duhet të fitojmë jo si idealist e parimorë, por si një e mirë që duhet t’i ndodhë Shqipërisë në rast se ju nuk doni ta shikoni atë të shpopulluar.
“Kemi folur për çdo gjë që e varfëron këtë vend, për skamjen që ka pushtuar gjithë vendin, problematika që hasim në përditshmëri, drejtësinë me dy standarte e çdo gjë që po e çon Shqipërinë drejt shpopullimit.
Të dashur demokratë, jemi në një vit elektoral një vit shumë i rëndësishëm për ne e për të ardhmen e Shqipërisë.
Ju ftoj që të mos harroni çdo gjë që ju ka bërë kjo qeveri këto vite, të mos harroni se si paguani shumë lekë nga xhepat tuaj që shkojnë për taksat që mblidhen nga ju por nuk përdoren për ju.
Mos harroni se si ju kanë marrë pronat që i keni pasur trashëgimi ndër breza se si ju kanë shkatërruar mundin e viteve duke ju lënë në mes të rrugës.
Mos harroni as faktin që keni fëmijët në emigrim e jeni të huaj në vendin tuaj. Familja si institucion është shkatërruar nga kjo qeveri.
Ky vit duhet të jetë një vit ndryshimi, duhet të jetë viti që do e sjellë PD në këtë vend e ne duhet të fitojmë jo si idealistë e parimorë, por si një e mirë që duhet t’i ndodhë Shqipërisë në rast se ju nuk doni ta shikoni atë të shpopulluar”, tha Prendi.