Turpi i Bukureshtit dhe UEFA-s

Nga Adriatik R.DOSTI

Mbushur me tituj te medhenj e shkrime ne faqet e tyre te para…komente, analiza e opinione pothuajse krejt gazetat e mediat e shume vendeve europiane paraprire nga ato te Spanjes, Gjermanise, Italise, Britanise, Frances, Suedise, Zvicres, Belgjikes, Austrise, Danimarkes, Portugalise etj etj …reth asaj ngjarje te rende qe ndodhi mbreme ne Bukuresht ne ndeshjen e Nations League …Rumani – Kosove.

Natyrisht nuk mungojne me kete rast edhe reagimet e rastit qe vijne si nga Prishtina po aq edhe nga Tirana qe per turpin e faqen e zeze te “atdheut meme ” …Tirana e Rames mezi po pret qe te denohet Kosova… po aq extremisht reagime, komente e lajme tipike te llojit te tyre de- mo- de vine edhe nga Beogradi e Athina.

Se pari eshte po vete media, shtypi e Tv rumun qe pranon se gjate ndeshjes u perdor gjuhe raciste ndaj kundershtarit, u degjuan thirrjet Serbi – Serbi dhe Kosovo is Serbie…dhe me e renda akoma sharjet, fyerjet e ofendimet ne adrese te shqiptareve e vecmas thirrjet e tifozerise vendase rumuno – serbe …te hyjme ne fushe – te hyjme ne fushe.

Shtypi spanjoll zbulon se ne koridorin qe te shpie ne dhomat e zhveshjes nje zyrtar i larte i Federates rumune ka tentuar te sulmoje fizikisht futbollistin e Perfaqesueses se Kosoves – Edon Zhegrova …me pas po ky person ka hyre ne sallen e Konferencave te shtypit dhe ka larguar dhunshem prej aty krejt gazetaret rumune por edhe trajnerin Lucesku qe po degjonin se c’po thoshin para mediave kapiteni Rrahmani dhe trajneri i Kosoves austriaku Foda.

Te gjithe bashke lojtare, trajnere e perfaqesues te larte te federates se tyre ishin te vendosur per te mos u rikthyer me ne fushe e ne ate atmosfere armiqesore ndaj tyre shkruan shtypi italian.

Pas gjithe asaj c’ka ndodhi respekti yne ndaj Rumanise humbi…ndaj nuk kishte me kuptim te riktheheshim ne fushe – i tha medias se vendit te tij trajneri austriak i Kosoves …Franco Foda.

Shume te turpeshme perpjekjet e rumuneve per te larguar fajin e pergjegjesine nga vetja …dhe kesaj aventure te piset i parapriu nje deklarate skandaloze e ish yllit te kombetares rumune Popesku…qe u shoqerua me pas nga ajo e trajnerit M. Luçesku po me te njejten mendesi ku fajtori per tu mbrojtur sulmon viktimen e tij …komenton media gjermane.

Qesharak qendrimi i portierit rumun Nita i cili u pa aq i tronditur teksa u drejtohej tifozeve te tij per ti dhene fund cmendurise se tyre …ndersa pas ndeshjes deklaroi se …nuk ndodhi gje, une as pashe e as degjova gje – sa turp …shkruajne mediat britanike.

I denueshem ne extrem se pari vete qendrimi zyrtar i Federates rumune te futbollit e cila permes nje komunikate zyrtare e publike falenderon te gjithe tifozet “Tricolore” per gjithe c’ ka bene gjate ndeshjes ne mbeshtetje te Kombetares se tyre (???)… qe ketu UEFA ben mire te nise seriozisht hetimin e krejt asaj c’ka ngjau …shkruhet ne nje tjeter media te rendesishme europiane…ne Zvicer.

Asnje deklarate nderkohe qofte edhe neutrale ( se pro Kosoves jo e jo e as qe pritet ) prej Federates se futbollit te Shqiperise per ngjarjen ne fjale …heshtje varri e asnje fjale ne mbrojtje te vellezerve te nje gjaku e te pjeses tjeter te kombit tone…ne te kundert mediat palaco, karagjoze e sharlatane shqipfolese merren me “spjegimin ” e Nenit 29 te UEFA …dhe shkruajne e komentojne se sa e si parashikohet te denohet Kosova pasi ishte ajo qe u terhoq nga ndeshja e nuk pranoi me te rikthehej ne fushen e lojes …

Ja pse u terhoq Kosova, kush e dha i pari idene e largimit nga fusha, ja qendrimi i trajnerit Foda, i kapitenit Rrahmani…pse nuk ju binden arbitrit te ndeshjes per rikthim etj etj jane disa nga lajmet, titujt e marrezite e zakoneshme te mediave te pista politiko – sportive te Tiranes.

Nderkohe qe nuk mungojne as ” sensacionet ” e zakoneshme te mediave serbe te cilat me kete rast flasin per nje conspiracion e plan sekret te Kosoves per te vepruar keshtu pasi vetem kesisoj mund te shpresojne ta fitojne ndeshjen ne tavoline e aq sa ju duhet per te qene ata te paret e fitues te grupit.

Vete UEFA ne faqen e saj zyrtare e publike njoftoi sot heret ne mengjes se po mbledh fakte te plota e te dokumentuara, perfshire ketu edhe relacionin e vezhguesit e delegatit te saj malazez, te gjyqtarit te ndeshjes, relacionet e te dyja federatave perkatese, video – dokumenta te ngjarjes etj etj per te nisur nje hetim serioz te krejt asaj c’ ka ngjau mbreme ne Bukuresht…dhe po se shpejti do te beje te ditura qendrimin, vendimet e denimet e saj per fajtoret (??? )…

A.R.D

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …