Berisha: Edi Rama, çdo ditë që kalon të afron me qelitë e McGonigal!

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se beteja kundër diktaturës është gjithnjë një betejë e vështirë, por asgjë në botë nuk ka më frymëzuese për njeriun se sa beteja kundër saj.

Sipas Berishës, kjo diktaturë e bazuar mbi narkoshtetin, pati mbështetje të fuqishme ndërkombëtare

Berisha: Të dashur miq!

Beteja kundër diktaturës është gjithnjë një betejë e vështirë, por asgjë në botë nuk ka më frymëzuese për njeriun se sa beteja kundër saj.

Asgjë në botë nuk ka bekimin e Zotit më shumë se, beteja kundër saj.

Se qëndresa kundër saj, të bindur dhe të sigurtë se kjo diktaturë i ka kohërat e numëruara.
Kjo diktaturë e bazuar mbi narkoshtetin, pati mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

Në mbështetje të saj, të plotë dhe totale qëndroi e majta marksiste-leliniste e kryemafiozit, Xhorxh Soros.

Por kjo e majtë ekstreme, stuhia e saj kundër identitetit njerëzor, kundër familjes njerëzore, familjes, kundër dinjitetit, mori goditjen më të tmerrshme, më të rëndë nga kombi i madh Amerikan.

Mirëpo është jetike, vendimtare për të ardhmen tonë, që këtë goditje ta marrë dhe në Shqipëri, në kopshtin e krimeve të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës.

Edi Rama le të sillet e të mbështillet, të harrojë më, se do të ketë mbështetjen, përkundrazi çdo ditë që kalon, iu garantoj se e afron me qelitë e McGonigalit.

Se Olsi i tij, një kryetrafikant rajonal, le të mbrohet sa të dojë nga Dumani, por nuk do ti shpëtojë kurrë ligjit, për trafiqet e tij kriminale.

Se Dumani, ky mercenar që për një pyetje merr 1 milionë, do të ketë fatin e faqeziut Jack Smith, që ja mbathi sapo fitoi Donald Trump.

Miqtë e mi, beteja është e vështirë vërtetë kundër diktaturave, por frymëzimi është shumë herë më i madh.

Guximi i qytetarëve shqiptarë është shumë herë më i madh, revolta është shumë herë më e madhe, zemërimi është shumë herë më i madh.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Fitore,
fitore,
fitore!

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …