Nga Adriana KALAJA
Besoj se ju kujtohet se sa herë i biri i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës pyetej për Reformën në Drejtësi apo Bechettin, një nga fjalët që i kishte mbetur në gojë, ishte “Noc Rroku”.
Pas lajmit se përmbaruesi i Bechettit i ka marë Shtetit Shqiptar 110 milionë Euro (dhe ekzekutimi do vijojë), qytetarëve shqiptarë në fakt, si ekzekutim i vendimit të arbitrazhit i cili mori formë të prerë në prill 2023, shoh një reagim legjitim nga një pjesë e publikut.
Në fakt, nga ata që reagojnë gjithmonë.
Ndërkohë që në kampin e mazhorancës, ka kaluar në heshtje të plotë.
Edhe mediat e tyre. Ajo në fakt që paguhet nga inceneratorët inekzistentë dhe krimi i organizuar.
Madje, kishte disa gazetarë apo anal istë që nën kuptojnë se faji është i PD-së dhe Opozitës që nuk e parandaluan!!!!!!!!
Në këto kushte, duke qenë se jam marê shumë me ketë çështje, e ndjej si detyrim të parashtroj disa fakte:
Në vendim, nga ana e Gjykatës konstatohen veprimet e palës së paditur (Shteti Shqiptar), lidhur me urdhërat e sekuestrimit nga Organi i Akuzës (8 qershor 2015), dhe kalimin e tyre për administrim në Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), fakt i cili sipas Gjykatës nuk i ishte njoftuar palës paditëse.
Po kështu, Gjykata pasqyron MBYLLJEN e Agon Chanel e shoqëruar me problematika të rënda në administrim nga vetë AAPSK si dhe faktin e barrës tatimore dhe detyrimeve ndaj personelit dhe të tretëve për shkak të mbylljes arbitrare.
Vetë AAPSK, sipas arsyetimit të Gjykatës, deklaron më 29 shtator të vitit 2015 se ishte në pamundësi të administronte këto asete, për shkak të “Formulimit të paqartë të vendimit”.
Gjykata, duke hedhur poshtë çdo pretendim të palës së paditur lidhur me Agon Chanel, në analizën se:
A është “marrë” Agonset, sqaron se Ajo, ka parasysh:
- Privimi thelbësor, i plotë nga përdorimi ekonomik dhe gëzimi i të drejtave që rrjedhin nga investimi, ose i pjesëve të identifikueshme, të ndryshme të tij (që është e ngjashme me dëmin total).
- Pakthyeshmëria dhe qëndrueshmëria e masave të kundërshtuara (dmth jo kalimtare ose të përkohshme).
iii. Shkalla e humbjes së vlerës ekonomike që i është shkaktuar investitorit.
Ndërsa në analizën se:
A ka qënë kjo marrje ushtrim legjitim i Shqipërisë të kompetencave të saj policore, sqaron se Gjykata nuk është dakort. Sipas Gjykatës, “Një shtet nuk mund t`i shpëtojë përgjegjësisë për masat që shkelin tyë drejtën ndërkombëtare vetëm në bazë të faktit se këto masa janë në përputhje me ligjin lokal. Nga shembujt më të njohur janë ligjet e brendshme të miratuara në mënyrë të vlefshme që synojnë të kufizojnë fushën e detyrimeve ndërkombëtare, ose që parashikojnë të shfuqizojnë legjislacionin që garanton të drejta të fituara tashmë.”.
Ndër pikat më të nxehta të interpretimit të Gjykatës ishte fakti i analizës së dy prej shkaqeve më thelbësore të kësaj situate:
- “Në shtator 2014, mediat vendase, ndër to dhe Agon Chanel kishin vendosur mbulimin e dasmës së profilit të lartë Ministrit Veliaj.
Në sms që Veliaj i dërgon Drejtoreshës së Lajmeve S. M, thuhet se:
– E shoh grupin e xhirimit të Agon Chanel. Nuk po e kuptoj përse po ma bëni këtë mua. Mendova se do e ndalonit këtë budallallëk që herën e fundit.
Unë nuk e dua këtë! Unë nuk jam absolutisht dakort me këtë. Po më detyroni të bëhem armiku juaj! I thoni Franchesko Bechettit se e gjithë qeveria do bëhet armiku i tij pa asnjë arsye. Është private dreqin. Respektojeni këtë gjë, po më mërzit ky diskutim me të gjithë ju.”.
- “Në fund të vitit 2013 ose në fillim të vitit 2014, menjëherë pas ngritjes së akuzave për pastrim parash kundër paditësave, z. Becchetti pyeti Sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë së Kryeministrit Rama, z. Agaçi se pse kishin filluar këto hetime. Z. Agaçi tha se z. Becchetti duhet të fliste me Enkeled Jotin, Menaxherin e Përgjithshëm të Top Chanel, një nga konkurrentët dominantë të Agonset. Kur z. Becchetti pyeti se pse duhet të fliste me z. Joti, z. Agaçi tha: “Nuk është mirë të kundërshtosh shtetin”.”.
Gjithashtu, Gjykata sqaron se në qershor të vitit 2015, menjëherë pas vendimeve të sekuestrimit, Kryeministri Rama në mënyrë eksplicite deklaroi se ai e konsideronte qeverinë në “luftë” me investitorë të caktuar, përfshirë paditësit dhe se luifta kishte qënë e suksesshme. Po në të njëjtën pikë Gjykata vijon se Rama kishte deklaruar në të njëjtin fjalim se:
“Qeveria do të shkundë themelet e sistemit gjyqësor në atë mënyrë që ata gjyqtarë që janë bërë pjesë e krimit as nuk mund ta imagjinojnë dot.”.
Pas caktimit të ekspertëve, Gjykata vlerëson se shuma e dëmit që pala e paditur (Shteti Shqiptar) do t`i paguajë paditësave është:
- Dëmshpërblim në masën: 99,487,000.00 Euro;
- Shpenzime ligjore: 8,222,238.53 Euro;
- Shpenzime arbitrazhi (Shk. I): 645,173.42 Euro;
- Shpenzime arbitrazhi (Apel): 145,000.00 Euro.
Çfarë bëmë ne?
E kallëzuam në SPAK për të zgjidhur çështjen e fajësisë e prej kësaj rrjedhimisht edhe përgjegjësinë personale të atyre që shkaktuan këtë dëm kaq të lartë.
Çfarë bëri Dumani Altin dhe SPAK?
Vendosi me mosfillim këtë çështje që është shumë e qartë lidhur me fajësinë, ashru sikundër edhe GJKKO.
Tani, a nuk janë edhe këta prokurorë e gjyqtarë bashkë përgjegjës për këtë dëm të përmasave shumë të mëdha shkaktuar qytetarëve shqiptarë?
Patjetër që po dhe ata do mbajnë përgjegjësi njëlloj me tutorët e tyre pushtetarë.
Ajo që nuk di publiku është fakti se përveç dëmit prej 110,000 milionë Euro, Shreti Shqiptar do paguajë kamatë në normën e LIBOR + 3% nga data 31.03.2018 deri në pagesën e plotë për shumat:
- Dëmshpërblim në masën: 99,487,000.00 Euro;
- Shpenzime ligjore: 8,222,238.53 Euro;
- Shpenzime arbitrazhi (Shk. I): 645,173.42 USD;
- Shpenzime arbitrazhi (Apel): 145,000.00 Euro.
Dhe pyetja që vjen vetvetiu është se:
– Çfarë duhet të bënim tjetër ne, ku edhe argumentat ligjorë edhe provat e përcjella në SPAK, tregonin qartazi fajësinë dhe përgjegjësinë lidhur më këtë dëm të konsiderueshëm?
Fakt është dhe pas këtij vendimi, deklaratat e Kryeministrit dhe Zv. Kryeministres ishin se nuk do paguajnë kokërr leku dhe se Shqipëria do fillonte procedurat për të dalë jashtë juridiksionit të kësaj gjykate.
Po as e gjitha kjo fushatë nuk i lëvizi nga instikami shërbimit ndaj pushtetit mafioz të spakistëve, heronjce të fëmijëvd rë mungyar të mafiozes Kim Young Yuri.
Po media e pushtetit çfarë bëri do pyesni Ju?
Bllok total këtij lajmi (përceç Syrit), dhe rrjedhimisht shpalljen time “Non Grata” në to, për të cilën ndjehem e nderuar.
Do vi dita e fitores dhe e ndëshkimit ligjor. Më shpejt se ç’e prisni.
Për ta mbyllur, unë e di se është e vështirë të shërojmë vurusin se për të gjitha “fajin e ka Saliu” por besoj se nëse ndjekim rrugën e së drejtës dhe të vërtetës do i’a dalim.
Erë e ndryshimeve të mira e të mëdha, po fryn edhe për Shqipërinë ku parësore DUHET të jetë:
– Rikthimi i vendit në shtetin ligjor të së drejtës.
Në këto kushte, sipas dëshirës më poshtë ndiqni linkun dhe një pjesë të kallëzimit penal të depozitur nga unë në emër të Partisë Demokratike, në 11 maj 2023 meqenëse arëhere i’u në bllok total mediatik:
PS: Së shpejti me surpriza të reja……