Lideri i opozitës, Sali Berisha e vlerësoi rezolutën e CDI si ndëshkimin më të madh që ka marrë narkoregjimi i Edi Ramës.
Berisha tha se, regjimi sot ka marrë ndëshkimin më të rëndë në historinë e Shqipërisë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
Berisha:Ne ritheksojmë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si përgjegjësi jetike të një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE, duke theksuar nevojën për masa urgjente për të thyer rrethin vicioz midis krimit dhe votave.
CDI mbështet një gjyqësor të pavarur, i cili bazohet në respektimin e kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Gjyqësori duhet t’u shërbejë njerëzve, duke u mundësuar shqiptarëve të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e tyre.
Është në interesin e Shqipërisë të lejojë krijimin e një qeverie kujdestare, të bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut. Një qeveri kujdestare që mbikëqyr procesin zgjedhor dhe siguron integritetin e tij ishte një përvojë e suksesshme në Maqedoninë e Veriut.
CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të qëndrojë në mbështetje të partive të saj anëtare kësaj organizate në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufijshme ndaj atyre që miratuan me konsensus këtë rezolutë. Mirënjohje të pakufijshme ju, gra dhe burra të pamposhtur që qendruat si luantë të vërtetë kundër këtij regjimi që sot ka marrë ndëshkimin më të rëndë në historinë e Shqipërisë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
Nderim të madh opozitës, që sot ka garantuar mbështetjen më të madhe në tërë ekzistencën e saj.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!