Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se bonusi për pensionistët në fundvit do të trefishohet se dhe se një tjetër shpërblim do të aplikohet në pranverë.
Paloka shkruan në Facebook se Rama do do të tentojë t’ju blejë votën me paratë e buxhetit duke caktuar (ndryshe nga çdo vit tjetër) një “bonus pranvere” për pensionistët.
Postimi i Palokës
Kryehajduti e kryepalaçoja mes mashtrimeve dhe talljes me pensionistët, sapo konfirmoi se ata që marrin një pension më të ulët se 20 mijë leke në Shqipëri janë mbi 500 mijë….
Njëkohësisht deklaroi publikisht se do të tentojë t’ju blejë votën me paratë e buxhetit duke caktuar (ndryshe nga çdo vit tjetër) një “bonus pranvere” për pensionistët, pra pikërisht përpara zgjedhjeve megjithëse kjo ndalohet me ligj!