Protesta kundër buxhetit/ Berisha: Nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin qytetar!

Protesta kundër buxhetit nesër në orën 17:00 do të zhvillohet, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin qytetar!

“Sigurisht qeveria do bëjë gjithçka, por edhe ne do bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi.

Natyrisht protesta do mbahet.

Nuk ka forcë në botë që ndalon zemërimin, revoltën shpirtërore të qindra mijëra burrave dhe grave që keqtrajtohen dhe përbuzen nga qeveria Rama-Balluku si asnjë qeveri tjetër në Europë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …