Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;
Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ia behu fermani.
Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar.
Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.
Dhe e lexuam! Lexojeni:
“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqsojne “modus operandin” me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetesimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..
Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!
Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politke. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.
Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?
E kotë t’i bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit: Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.
Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë, ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të paken, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.
Në dëshpërim për të pasur diçka konkrete, kanë shkuar deri aty sa kanë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, gjithnjë të udhëhequr nga piketat që sunduesi i kishte lëshuar në publik. E kjo shkon deri aty sa nisin të mesojne partitë politike, deputetët dhe përfaqësuesit e partive, se si të bëjnë politike!
Tre gjyqtarët që për përfaqësuesit ndërkombëtarë (ONM) duhet të shkarkoheshin, i kthejnë “nderin” atyre që i mbajtën, kryeministrit dhe ish-drejtuesit të reformës në drejtësi! Gjykata në vendim, siç po e lexoni, na mëson se si “i shërbehet forcës politike që përfaqësojmë”!
Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.
Dua ta përsëris, sepse në këtë vend çdo gjë po shkruhet ne rërë dhe vjen hataja e rradhes e fshin tragjedinë e parandodhur.
Miq, drejta e fjalës është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe jo vetem e politikanit, e nese lejojmë që gjykatat të marrin rolin paternalist ndaj verbit, të përcaklojnë ato kodin e etikës dhe guidën e luftës politike, ne e kemi shkaterruar me themel shtetin e se drejtes. Kemi lejuar një gremisje të vendit dhe aspiratës europiane. Kemi lënë të ndodhë një dëm I parikuperueshëm.
Dhe më e rëndë se sa budallallëku, është halli që i detyron të shkojnë në këtë batak, është borxhi që i kanë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që i shpëtuan nga vetingu, u mbuluan cenet, kur ONM (Nderkombetaret) kanë kërkuar që të shkarkohen!
Vendimi perveçse ka lajthitje dhe tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë tërësisht duke manipuluar provat, duke mos degjuar asnjë argument të shoqeruar me prova shkencore e duke thënë, të pathenshmen.
Kanë shkruar se; akuza qënka ngritur duke e printuar nga mediat. Kanë shkruar se denoncimi publik është i pavërtetë sipas tyre, kjo kur pas daljes time, trafikanti nderkombetar i drogës shkoi në burg brenda ditës. Trafikanit vërteton akuzën time, gjykata mbron trafikantin e vfëllain e tij, dhe dënon denoncuesin!
📌Përmbledhtazi;
-Manipulimi i provave shkencore që vertëtojnë 100% denoncimin,
-Mungesa e hetimit për trafikun e drogës për shkak se i denoncuari shkoi ne Itali, se më mire burg atje, se halle të reja me ligjin në Shqipëri,
-Vertetimi nga agjensia britanike JP French se zëri i publikuar është i ngjashëm me zerin e Agron Xhafajt,
-Tabulatet dhe qelizat telefonike,
Te gjitha deshmite e deklarimet vertetojne se gjithçka kemi denoncuar është e vërtetë. Kjo e vertete, në fakt ka detyruar gjykaten të perpelitet e të mashtrojë hapur dhe te shmange leximin e provave duke prodhuar nje turp!
‼️Ky është momenti dhe leximi i parë, më tej, do të bëj publike të gjithë manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi të marrë nga Edi Rama e të zbardhur me vonesë, me turp nga Gjykata.
©