Seanca për Buxhetin zhvillohet përmes tensionesh në Kuvend

Seanca e sotme parlamentare ku po diskutohet projektbuxheti 2025, është shoqëruar me tensione.

Deputetet e opozites kane parashtruar disa pyetje drejt Ministrit te Financave, Petrit Malaj, por ky i fundit ka shkuar ne foltoren e Kuvendit dhe ka filluar të lexojë fjalimin që kishte përgatitur për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2025.

Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Demokratet kërkuan që ministri t’u jepte përgjigje e më pas të lexonte fjalimet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qeverinë Rama, për Kuvendin dhe deputetët. Për mua është përgjegjësi e madhe t’ju përcjell dokumentin më të rëndësishëm të Financave shqiptare”, tha Malaj, por ndërpreu fjalën pasi ligjvënësi demokratë shkuan drejt tij.

Ministri i Financave u rrethua nga garda e Republikës, ndërsa kryetarja e Kuvendit u kërkoi të largoheshin. Edhe Spiropali ka nderhyre duke e sqaruar ministrin qe te jepte shpjegime dhe se pjesa e leximit te fjalimit te kalonte ne nje moment te dyte.

“Garda nuk ka nevojë”, shprehet Spiropali, teksa iu drejtua ministrit: “Malaj ndërpriteni fjalën. Ju lutem deputetëve të ulen në vend. Garda nuk ka nevojë, deputetët të ulen në vend. Ministër përgjigjuni pyetjeve. Uluni në vend”.

Më pas deputetët shkojnë drejt ligjvënësit socialist Toni Gogu, ku pati një përplasje mes tyre.

“Zoti. Nallbati ju tërheq vëmendjen. Zoti Bardhi uluni në vend. Ju tërheq vëmendjen”, shprehet kryetarja e Kuvendit. Më pas deputetët e opozitës u ulën në vendet e tyre.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …