Në kuvendin e Shqipërisë po diskutohet me debate të forta për buxhetin e vitit të ardhshëm. Deputetja e PD, Zheni Gjergji ka paraqitur gjatë seancës së sotme paradokset e një buxheti që do tu shërbejë vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve.
“Si nënë si mjeke, si Kryetare e Komisionit të shëndetësisë, si përfaqësuese e Qarkut të Elbasanit ndjehem shumë e pikëlluar dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes Cani dhe i bëj thirrje gjithë shoqërisë shqiptare që të reagojë, se kjo nuk duhet të ndodhë më. Ngjarje të paralajmëruara si kjo nuk duhet të ndodhin më për fëmijët tanë.
Të nderuar qytetarë, të gjithë ju e patë dje kryeministrin gaztor që erdhi këtu në këtë sallë pas kaq muajsh mungese e foli për bonusin e pensionistëve, e veç për buxhet nuk foli. Nuk foli për arsimin, nuk e zuri me gojë shëndetësinë. Nuk foli për infrastrukturën për bujqësinë, foli vetëm për bonusin e pensioneve që ua mohoi për shumë vite pensionistëve shqiptarë. Kjo është një dashakeqësi që pas 11 vjetësh në qeverisje të luash me dinjitetin e mijëra pensionistëve që kanë kontribuar e sakrifikuar kaq shumë për këtë vend. E turpshme e fyese ky trajtim ndaj njerëzve që jetojnë me sakrifica të tejskajshme.
Paradoksi me buxhetin e qeverise që sa më i madh vjen vit pas viti, siç thoni ju kolegë, aq më pak shkon tek njerëzit, nuk kërkon shumë analizë ekonomike për ta kuptuar. Kjo ndodh sepse që na zanafillë buxheti nuk ka parasysh qytetarët, nevojat e tyre. Buxheti i qeverisë edhe për 2025 ka parasysh interesat, përfitimet e klientelës të vetë qeverisë në këtë rast. Shembulli që vjen nga shëndetësia është më kuptimploti. Ky vit që po mbyllet kishte 700 milionë lekë më shumë për këtë sektor në krahasim me atë që keni parashikuar për vitin që po vjen. Por sërish shpenzimet e qytetarëve për të mbuluar problemet shëndetësore nga xhepi i tyre ka shkuar në 47 për qind. Pra edhe pse me më shumë buxhet ky vit që po mbyllim ishte nje vit i zi për shëndetësinë”, tha Gjergji.