Tri vrasje brenda pesë ditësh! Berisha: Shqipëria më e pasigurtë se kurrë më parë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj situatës alarmante të rritjes së kriminalitetit të gjithë vendin.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, kjo situatë alarmante tregon mjaft qartë se rendi dhe ligji janë në dore të krimit

Reagimi

Miq, brenda pesë ditësh vendi është tronditur nga tri vrasje, dy prej tyre atentate mafioze dhe një përleshje që solli humbjen tragjike të jetës të nxënësit 14-vjeçar.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe duke dënuar me forcën më të madhe këto akte kriminale, shtoj se kjo situatë alarmante tregon mjaft qartë se rendi dhe ligji janë në dore të krimit, i cili ka indiferencën dhe shpesh bashkëpunimin e shtetit në aktet e tij. Nëse nuk reagojmë, jeta e gjithsecilit prej nesh, familjarëve, fëmijëve, nipërve apo mbesave mund të jetë humbja e rradhës. #sb

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …