Tuneli numër 5 i rrugës së Arbrit i rrezikuar, ujrat hyjnë nga të gjitha anët

Tuneli numër 5 i rrugës së Arbrit, që ndodhet në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, sapo del nga ura e Vashës në drejtim të Bulqizës, vijon të ketë probleme.

Edhe pse është ndërtuar në një formacion shkëmbor të fortë, në të gjithë tunelin ka rrjedhje uji, ç’ka sipas eskpertëve vë në dyshim sigurinë e tij për qindra e mijëra qytetarë që kalojnë në të.

Siç duke nga pamjet, në të gjithë gjatësinë e tunelit ka rredhje uji që ka nisur të dëmtojë shtresën mbrojtëse të tij.

Megjithëse rruga e Arbrit vijon të jetë një vepër publike ende e padorëzuar dhe në ndërtim e sipër, fakti që është hapur për qarkullimin e automjeteve kërkon rritjen e sigurisë së jetës për të gjithë qytetarët që e përdorin atë për të qarkulluar në drejtim të Tiranës, Qarkut Dibër apo Maqedonisë së Veriut.

Ekspertët e ndërtimit këshillojnë që disa nga veprat e kësaj rruge të rivlerësohen nga specialistët dhe të ndërhyhet aty ku është e nevojshme për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Aktualisht puna më e madhe në rrugën e Arbrit është përqendruar në tunelin e Murrizit, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e objektit është në pranverën e vitit të ardhshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …