BE kthen mbrapsht 57% të eksporteve nga Shqipëria

Shifrat e tregtisë me jashtë pasqyrojnë një situatë katastrofike për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri. Të dhënat e bëra publike nga Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet tregojnë se 57 për qind e produkteve shqiptare që nisen për eksport kthehen mbrapsht për shkak të cilësisë dhe mungesës së sigurisë.

Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po merren masat që prodhimet të kenë standard.

“Ne mbështesim ekonominë e Shqipërisë dhe është thelbësore për ajo që të zhvillojë dhe të ruajë një infrastrukturë cilësore, duke forcuar edhe besimin mes biznesit dhe konsumatorit”, Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030 cenohet nga refuzimet në kufi.

“Në Shqipëri, refuzimet e tregut kanë qenë një pengesë, dhe është e rëndësishme të trajtojmë produktet me forcimin e cilësisë dhe harmonizimin e tregut me Bashkimin Europian”, Dorina Nati, Menaxhere Programi, GQSP Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, trajtoi edhe mundësitë që kanë prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend që të rrisin cilësinë e standardet./ Kapitali.al

 

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …