Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i parandalueshëm!

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke akuzuar mungesën e veprimeve të shtetit.

Berisha tha se, ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm.

“Të dashur miq!

Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën.

Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi.

Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij.

Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm.

Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri i Jashtëm “hije” dhe 3 deputetë konservatorë britanikë në zyrën e Berishës

Gjatë ditës së sotme, deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha …