UEFA merr vendimin për skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 128 mijë euro dhe me një ndeshje pa praninë e shikuesve si vendëse për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj. 6 mijë euro gjobë për Federatën e Kosovës.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: SPAK-u, lavatriçja e Ramës, pas Ballukut pastron edhe Benet Becin, ndërsa për opozitën kërkon burgje dhe persekutim!

Pastrimi i Benet Becit nga akuzat për korrupsion, sjelll një tjetër dëshmi të kapjes së …