Partia Demokratike do të bojkotojë takimin me presidentin Bajram Begaj lidhur me konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili ka thënë për mediat se këto konsulta nuk mund të shërbejnë si fasadë, pasi sipas tij data e zgjedhjeve është paracaktuar.
“Nuk do të marrim pjesë në konsulta, nuk mund të shërbejmë si fasadë. Si mund të marrim pjesë kur data është caktuar?”- është shprehur ai.
Kujtojmë se këtë të mërkurë, presidenti Begaj nisi konsultimet me partitë politike. Ai priti në një takim kreun e Partisë “Mundësia”, të LZHK-së, PR-së, PDIU-së dhe PBDNJ-së.