Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e zhvilluar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Malkaj gjatë fjalës së tij u shpreh se u tmerrua kur pa mazhoranca qeshte teksa mbahej një minutë heshtje në Kuvend në nder të Canit.
Ai më tej tha se në kohën kur ishin nxënës mësuesit i donin ata ndërsa sot 90% i mësuesve janë të paaftë. Sipas tij edhe kur ka mësues të aftë ata i hedhin nga gardhi.
“Unë u tmerrova kur pash ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë aty që mbahej një minutë heshtje. Është turp i madh, nuk janë as nëna, as vajza dhe as njeri. Janë kafshë dore që i udhëheq zvarrë ai ndyrësia i gjatë. Më thoni një rast ku për 12 vite me radhe t’i kenë thënë atij kryeministrit “ej këtu e ke gabim”. Ai i varros së gjalli.
Kjo që ndodhi, ça Tik-Tok, Taktuk? Edhe ne nxënës kemi qenë, ne na donin mësuesit, na përqafonin, por ky 90% të mësuesve i ka të paaftë. Edhe kush është ndonjë i aftë e hedhin nga gardhi. Shumë ngushëllime familjes, më vjen shumë keq, marr pjesë në dhimbjen e tyre”, tha Malkaj.