Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve, në tubimin në ‘Rrugën e Shpresës’, përgëzoi të gjithë qytetarët që protestuan fuqishëmpara ministrisë së arsimit, dhe dënoi qëndrimin kriminal të zyrtarëve të ministrisë.
Berisha tha se, dënoj qëndrimin kriminal të zyrtarëve, edhe ata zyrtarë që hapnin dritaret dhe kërcënonin, iu bëj thirrje protestuesve domate, vezë, t’ua gjuajnë këtyre kriminelëve të pashpirt, të cilëve vjedhja e qytetarëve ka bërë që të konsiderojnë çdo qytetar tmerr, armik për ta.
“Ndjehem i rënduar dhe i lënduar shumë që detyrohem t’i rikthehem, por nuk mund të poshtërohet kështu shpirti i një 14-vjeçari.
As dhimbja e një familje.
As dhimbja e të gjithë atyre që e përjetuan me dhimbje të madhe, më të keqen vrasje që kanë dëgjuar ndonjëherë në shkollë, në vendin më të sigurt pas vatrës familjare.
Edi Rama pasi u vërviti medieve TikTokun, kërkon të lajë duart nga çdo përgjegjësi. Del dhe na mban fjalime, sallatë maqedonase për gjuhën.
Paraqitet në kongresin e gjuhës dhe dy lektorët kryesorë ishin Rama dhe Ogerta, korba e korrupsionit. Nuk ndodhte kurrë kjo në komunizmin e diktaturës së Enver Hoxhës.
O burra me çdo kusht të mbulojmë krimin makabër që tregoi se dora vrastare godet kudo, godet në rrugë, godet tek pragu i derës, godet tek pragu i shkollës, godet në spital, godet në çdo vend, sepse ky vend është në duart e krimit. Sepse shteti dhe krimi janë një ndërmarrje e përbashkët.
Të dashur miq, edhe njëherë përgëzoj të gjithë ata qytetarë që protestuan fuqishëm.
Dënoj qëndrimin kriminal të zyrtarëve, edhe ata zyrtarë që hapnin dritaret dhe kërcënonin, iu bëj thirrje protestuesve domate, vezë, t’ua gjuajnë këtyre kriminelëve të pashpirt, të cilëve vjedhja e qytetarëve ka bërë që të konsiderojnë çdo qytetar tmerr, armik për ta”, tha Berisha.