Dhunua ndaj gazetarëve nga punonjësit e kryebashkiakes së Roskovecit, reagon Bardhi

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga punonjësit dhe kryetarja e Bashkisë Roskovec ndaj gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat” në Syri Tv.

Në reagimin e tij Bardhi thekson se sjellja e dhunshme ndaj gazetarëve është provë se investigimi i kryer është i vërtetë.

Reagimi i plotë

Dhuna e nxitur në mënyrë të përsëritur nga Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, ndaj gazetarëve në krye të detyrës, është një akt kriminal që meriton ndëshkimin dhe reagimin e duhur ligjor dhe pa asnjë vonesë nga institucionet ligjzbatuese.

Investigimi profesional i emisionit “Piranjat” që ka provuar disa herë abuzimet me detyrën të Kryebashkiakes Bufi, nuk janë arsye për të urdhëruar vartësit që të ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve që i shërbejnë interesit publik dhe transparencës.

Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit të kryer. Fshehja nga gazetarët, dhunimi i tyre, apo mbyllja e institucionit ndaj medias, janë akte që i kryen vetëm një zyrtar që i trembet transparencës, të vërtetës dhe që ka abuzuar me detyrën.

Duke dënuar me forcë dhunën ndaj gazetarëve, ri-apeloj institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë. Media e lirë dhe ushtrimi i pafrikësuar i profesionit nga gazetarët janë themelore për demokracinë në vend.

About Redaksia

Check Also

Opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin që po shkatërron kombin

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, opozita ka informuar institucionet për atë …