Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, nxënësit: Nuk shkojmë në shkollë sepse s’kemi siguri

Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shumë pranë ambienteve të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, një marshim-protestë është mbajtur këtë të enjte.

Me banderola të mëdha, ku kërkojnë përgjegjësinë e institucioneve pë rparandalimin e ngjarjeve të tilla dhe pankarta të shumta për më shumë siguri, prindërit dhe qyettarët kërkojnë njëzëri të njëjtën gjë: Shkollë të sigurtë!

Disa prej qytetarëve e prindërve janë të shokuar nga ngjarja, e të tjerë nuk gjejnë fjalëts e duhura për ta përshkruar dhimbjen e madhe që ka lënë pas vrasja e Martinit.

‘Është e tmerrshme, kam fëmijë vetë. Zero siguri, më shumë ligje e të zbatohen të paktën. Realisht është e tmerrshme’, thotë një nënë e re.

Në marshim kanë dalë edhe bashkëmoshatarë të Martinit, të cilët të prekur nga ngjarja tregojnë se si kanë frikë të shkojnë në shkollë, pasi ndihen të pasigurtë.

“Kam ardhur për martinin, për vëllain, s’kemi vajtur në shkollë. Kemi frikë të shkojmë. Kam një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët e mi: Të merren me aktiviteti sportive, me arte, pikturë dhe mos të merren me rrjete sociale të frikshme. Po ndikojnë shumë negativisht, shpresoj t’i heqin se na bëjnë dëm shumë. Në shkolla duhen masa të mëdha që mos të merren me rrjete sociale, telefonin, duhanin e pisllëqe të tilla. S’është shumë i sigurt ambienti në shklolla, duhet më shumë përkushtim në shkollat e Tiranës’.

Një tjetër prind, ka deklaruar se si frikësohet për fëmijën e tij.

‘Kam një fëmijë në moshën e djalit e s’dua t’i ndodhë e njëjta gjë. Secili të marrë përgjegjësitëe e veta, nga mësuesi, institucionet dhe qeveria, të gjendet një fajtor real”, tregon ai.

About Redaksia

Check Also

Refuzohet ftesa e presidentit, Bardhi: Data e zgjedhjeve është paracaktuar nga Rama-Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka refuzuar ftesën e presidentit Bajram Begaj …