Vota e emigrantëve, Kaso: KQZ të zgjidhë problemin me postat, ne e suportojmë

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso deklaroi se, ishte kundër ndryshimeve në “Kodin Zgjedhor” në momentet e fundit para zgjedhjeve, por nëse kjo do ishte e domosdoshme PD do e bënte dhe këtë hap për të mos penguar dhe çuar përpara procesin për votën e emigrantëve.

“Ne e kemi thënë nëpërmjet kryetarit të partisë që nëse zgjidhja ligjore, e amendimit ligjor, do të ishte zgjidhja e fundit dhe e përshtatshme që garantonte procesin, sigurisht që nuk do ta lëmë këtë proces të dështojë për aspekte teknike. PD është ajo që e ka kërkuar që ky proces të ndodhte që në vitin 2012 dhe tani duket sikur jemi në rrugën e realizimit për zgjedhjet e ardhshme dhe sigurisht ne që e kemi sjellë këtu këtë proces, nuk do ta lëmë të dështojë për teknikalitete apo çështje afatesh.

“Megjithatë nuk është standart ndërhyrja në “Kodin Zgjedhor” në momentet e fundit para zgjedhjeve prandaj duhet të mësohemi të heqim dorë nga këto praktika dhe i takon KQZ-së të marri përgjegjësinë ligjore dhe ta zgjidhë problemin me postat ndërsa ne si parti politike do të jemi në suport, nëse vërtet ka një alarm real”, tha Kaso.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: 500 mln euro të harxhuara për PPP-të në shëndetësi, nuk kanë dhënë asnjë produkt

Mjeku Ilir Alimehmeti, njëkohësisht anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, foli në “Mcn” mbi …