Vrasja e 14 vjeçarit/ Prindërit e fëmijët i hedhin bojë të kuqe Ministrisë së Arsimit

Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej  “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër dhe të rinj u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë drejt Ministrisë së Arsimit.

Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrës në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani.

Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

About Redaksia

Check Also

E krahason me kazanët e plehrave/ Injorimi i regjimit të Tiranës ndaj paralajmërimit amerikan

Një ditë pasi Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund …