Zbardhen 28 amendamentet e PD për Buxhetin 2025

Grupi Parlamentar i partisë më të madhe opozitare në vend, asaj Demokrakitke, propozon 28 amendamente në buxhetin e shteti për vitin 2025

Nga caktimi i minimumit jetik deri në 200 euro, rritja e pensioneve, e deri tek shtimi i fondeve për onkologjikun janë disa nga propozimet kryesore të deputetëve të opozitës.

Me poshtë lista e plotë e propozimeve të deputetëve të grupit parlamentar të PD:

  1. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20mije leke) – FLAMUR NOKA
  2. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
  3. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
  4. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
  5. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI
  6. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
  7. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
  8. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
  9. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
  10. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI
  11. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
  12. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
  13. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
  14. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
  15. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  16. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  17. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
  18. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
  19. 120 milion euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
  20. Përgjysmimi i shpenzimeve operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI
  21. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
  22. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
  23. Shtesë 3 miliard lekë për të përballuar efektet financiare të pensionit të minatorëve – TRITAN SHEHU
  24. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI
  25. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI
  26. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO
  27. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO
  28. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik!

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha. …