Berisha: As në diktaturën e Enver Hoxhës nuk ndodhte që prokuroria speciale të përgjonte gjykatësit kushtetues

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria është në një diktaturë dhe kjo fakton 100 për qind për çdo shqiptar, që rendi kushtetues është zëvendësuar me narkorendin dhe diktaturën e drogës.

“Është konsumuar, është firmosur një grusht shteti brenda shtetit, në kuptimin e marrjes së, pushteteve të parlamentit nga gjykatës dhe prokuror pa ligj dhe moral, për llogari të kryeministrit. Kjo është e vërteta.

Jemi në një diktaturë dhe kjo fakton 100 përqind për çdo shqiptar, që rendi kushtetues është zëvendësuar me narkorendin dhe diktaturën e drogës.

Parlamenti nuk është gjë tjetër, vetëm një shtojcë e afërmendshit. Ju them ju këtu, as në diktaturën e Enver Hoxhës nuk ndodhte që prokuroria speciale përgjon gjykatat speciale dhe kushtetuesit e tjerë me radhë. Prandaj thotë afërmendshi se ata nuk kanë shkojnë, pa këta kanë ku shkojnë, pa këta që tregtojnë gjithë ditën me kriminelë, ndajnë para, këta nuk i përgjon njeri, shiko çfarë sistemi.

Faktikisht tipik në diktaturë, këta i kontrollon vetëm diktatori me urdhra”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Ramës thotë se fajin për arrestimin e Veliajt e ka Berisha

Pjesë nga reagimi i gazetarit të Rames, Mero Procesi i hetimeve ndaj Erion Veliaj ka …