Berisha: Kongresi i mbledhur për gjuhën përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke kujtuar kongresin për gjuhën shqipe, u ndal te gjendja skandaloze në të cilën ndodhet arsimi sot, 12 vite nën qeverisjen e Edi Ramës.

Berisha tha se, kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit.

“Miq!

Gjuha mund të ju duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët, të cilët në paranojën, në çmendurinë e tyre, kanë një tipa të përbashkët, pseudopasionin për gjuhën.

Kryevrasësi i shekullit, kryeterroristi i shekullit, Josif Stalin do të shkruante veprën për gjuhën; Marksizmi dhe Gjuha.

Enver Hoxha do të urdhëronte Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, kongresin e ndëshkimit të gjuhës shqipe, kongres që për urrejtje mizore ndaj 2/3 të popullatës do të përjashtonte tërësisht dialektin e tyre, do të përjashtonte format më vitale të gjuhës.

Do të zhdukte trashëgiminë shekullore të shqipes liturgjike, do e fuste gjuhën në shtratine prokustit.

Por për të shëmbëllyer si pikë uji me paraardhësit e tij, Edi Rama do të mbante fjalën e tij për gjuhën, do të shpallte barbaritë ndaj saj, do të shpallte veten pothuaj kryeautor të fjalorit të gjuhës.

Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe për gjuhën shqipe se kjo.

Zoti e mbrojtë gjuhën tonë nga antishqiptarët, nga kriminelët, nga trafikantët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meritokracia dhe Partia dinamike

Nga Bujar Leskaj Parti dinamike dhe meritokraci ecin gjithmonë në të njëjtën rrugë. Meritokracia në …