Berisha: PD, transformim rrënjësor duke përmbysur skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp mbajtur ditën e sotme tha se “PD do të bëjë një transformim rrënjësor duke përmbysur skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave”.

“Pra, për të gjitha këto, PD do të bëjë një transformim rrënjësor, do përmbysë skemën e deritanishme të shpërndarjes së të ardhurave.

16 përqind të buxhetit merr Lubi Balluku sepse i ndan në 14 lote, 14 kontrata për 13 km rrugë të unazës së Tiranës, për të vjedhur 14 herë, kurse pensionistëve u lihen 16 milionë euro indeksim për vitin 2025 dhe bonusi i blerjes së votës kundërshtim flagrant me ligjet dhe Kushtetutën.

Besoj dhe jam i sigurt se me këtë transformim rrënjësor të platformës së shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, e cila është e domosdoshme për të ndaluar vrapin e këtij varfërimi të frikshëm të shqiptarëve, shkak kryesor i largimit të tyre, do të jetë betimi dhe zotimi i PD.

Do të jetë platforma me të cilën ne duam të ndryshojmë dhe duam të firmosim ndryshimin e Shqipërisë.”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Transferta e 6 milion eurove në Zvicër mund të çojë në arrest Ballukun!

Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe …