Analisti Andi Bushati reagoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos e hequr masën e arrestit në shtëpi për kreun e PD, Sali Berisha. Bushati tha se, kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti.
“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën. Vendimi sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë. Ky është vendimi i gjykatës sot dhe prandaj Saliu mbetet në izolim”, tha Bushati.
Në ka institucion të ndyrë të drejtësisë së re, është Gjykata Kushtetuese, që deri me sot nuk ka zgjidhur asnjë çeshtje.
E merr Xhaçkën e çon andej, nuk e trajton, i vjen një ligj tjetrëm gjen një artificë për të shtyrë dhe gjithë këto shtyrjet prej virgjereshe që bën të gjithë shkojnë në fun në favor të pushteteit dhe në dëm të opozitës”, thotë Bushati.