Gjykata Kushtetuese mohon të ketë vendosur që Berisha të qëndrojë në arrest shtëpie

Pas vendimit skandaloz të ditës së djeshme, ndaj ankimimit të bërë nga kryetarit i PD, Sali Berisha për masën antikushtetuese të dhënë nga Gjykata e Posaçme, Gjykata Kushtetuese ka reaguar sërish.

Me anë të një njoftimi për mediat, Kushtetuesja sqaron se, kjo gjykatë një ditë më parë ka shqyrtuar vetëm masën e parë të sigurisë, atë të ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’.

Kushtetuesja thekson se, në lidhje me masën e dytë ka një tjetër ankimim që do shqyrtohet sipas procedurave.

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese:

Të nderuar kolegë,

Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimmarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’, dhe jo shqyrtimit të masës ‘arrest në shtëpi’.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …