Manjani: Gjykata Kushtetuese krijoi një Kushtetutë të re!

Juristi Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për liderin e opozitës, Sali Berisha.

Manajni shkruan se, pas vendimit për të dhënë territor shqiptar një qeverie të huaj, dje Gjykata Kushtetuese krijoi një kushtetutë të re.

Në fund ai thekson se kushdo që kërkon siguri juridike e garanci kushtetuese tashmë e ka kot.

“Gjykata Kushtetuese jo pjesërisht, por leshërisht ka pranuar kërkesën e Sali Berishës.

Ose për të qenë politikisht korrekt me fjalorin e kohës, Noc Rrokun ka pranuar.

Pas vendimit për të dhënë territor shqiptar një qeverie të huaj (Shëngjini dhe Gjadri), vendimi i të enjtes është rasti i dytë kush Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kushtetutë të re, tjetër nga ajo që është miratuar.

Të dy rastet janë norma të reja të pa shkruara në Kushtetutë, por të bëra si pjesë të Kushtetutës nga vendimet e kësaj gjykate.

Kushdo që kërkon siguri juridike e garanci kushtetuese tashmë e ka kot!”, shkruan Manjani.

About Redaksia

Check Also

Dëshmia e Ogerta Manastrliu në SPAK implikon Ramën në aferën e Sterilizimit, zbulohen mesazhet në telefon

Një dëshmi e dhënë nga ish ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu para prokurorëve të SPAK …