Masa e arrestit në shtëpi për Berishën ka rënë, avokatët kërkesë Kushtetueses

Avokatët e kryetarit të PD, ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese edhe kërkesën për shfuqizmin e masës “arrest shtëpie”, e vendosur nga GJKKO në dhjetor të vitit të kaluar, kur u ndryshua masa “detyrim paraqitjeje” pasi u shkel prej tij, duke mos u paraqitur në SPAK.

Kërkesa është dorëzuar një ditë para shpalljes së vendimit sot (21 Nëntor), të rrëzimit të ankimimit për masën e parë të GJKKO-së “detyrim paraqitjeje”.

Por për sa kohë që Kushtetuesja e ka legjitimuar masën e parë të GJKKO-së, masa e dytë “arresti shtëpiak” për të cilën i është kërkuar edhe autorizim Kuvendit dhe është thjesht ashpërsim, vështirë që të ndryshojë.

Kryetari i PD ka arritur të përfitojë pjesërisht nga vendimi i shpallur zyrtarisht sot nga Kushtetuesja, teksa iu hoq ndalimi i daljes jashtë shtetit, pra sekuestrimi i pasaportës. Por nuk mund të lëvizë dot për asnjë moment, sa kohë është në fuqi masa shtrënguese “arrest shtëpie”.

About Redaksia

Check Also

Skandali/E dërguan në spitalin e gabuar, ministrja çoi drejt vdekjes 14-vjeçarin, Martin Cani, reagimi i gazetarit

Nga Osman Stafa Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt …